Çadrën me vete, ja si parashikohet moti për sot

Vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së mërkurë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu, edhe pse nuk do ketë sasi të konsiderueshme të reshjeve.

Sipas MeteoAlb, edhe pjesa e dytë e ditës në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta shiut.

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten deri pas mesnatës kur moti përmirësohet gradualisht.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale  dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 2°C ndërsa mesdita deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilor-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.