"Politika të gjejë vendin, të lërë të qetë popullin!" Ja çfarë kërkojnë qytetarët nga viti 2022
Ndërsa përgatitemi të lëmë pas 2021, urimi i përgjithshëm i secilit prej nesh është për ardhjen e një viti më të mbarë.
Por për të mësuar dëshirat individuale të secilit për 2022, Enki me rubrikën e saj Vox Pop në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora pyeti qytetarët.
"Çfarë të kërkojmë, për më mirë. Punësim, të mos na ikin fëmijët larg."
"Nuk kërkoj asgjë nga 2022 se kërkova boll në 2021 dhe nuk mora asgjë."
"Shëndet dhe dashuri dhe një nuse të mirë dua në 2022."
"Të ndryshojmë qeverinë se të tjerat ndryshojnë vetë pastaj."
"Nuk dua të ndryshoj asgjë, kam 1 milion halle dhe e di që nuk do më zgjidhen as në 2022."
"Pse rrini këtu, këtu ka mbaruar çdo gjë".
"Kërkoj mbarësi për të gjithë."
"Dua të kem shëndet, para dhe mbarësi në familje."
"Të ndryshojnë gjërat si ekonomia dhe hallet e përditshme. "Të kemi një strehë, jetoj te vjehrra. Kam 7 vjet që jam kthyer nga emigrimi."
"Dua që në 2022 të mos rrimë nga dy orë në kafe."
"Dua që në 2022 të largohem nga Shqipëria."
"Dua të më marrë prapë e dashura nga Berati."
"Politika të qetësojë ujërat dhe të lërë popullin e qetë. Po dëgjojmë shumë gjëra që nuk duhen dëgjuar dhe nuk duhet të ndodhin. Këto aksidentet rrugore, vrasjet, dhuna në familje janë fenomene që po e brengosin shumë popullin shqiptar. Politika të gjejë vendin ku e ka."
"Dua të bjerë një tërmet vetëm në parlament dhe ti zërë të gjithë brenda se njësoj janë të gjithë."
"Dua të martohem, ka shumë dëshirë të krijoj familje por nuk kam mundësi ekonomike. Vajzat më pëlqejnë por sapo marrin vesh llogarinë time largohen menjëherë."
"Kërkojmë shërbime sa më të mira. Të na ikë dhe kjo flama."
"Kërkoj vetëm shëndet në familje, të gjitha të tjerat i kemi. Ka disa që qahen pëër para këtu por le të punojnë. Të gjitha me punë i kemi arritur."
"Shëndet dhe lumturi, kaq."
"Nuk di ku të prish paratë, dua të shtoj numrin e dashnoreve."
"Na mungojnë të gjithë gjëra. Si viti 2021 mos ardhtë asnjë tjetër. Kam ngel në rrugë, pa lekë, pa asgjë."
"Të zhduken qeveritarët."
"Qetësi, të mos ketë vrasje e aksidente. Shëndet, kaq."
"Të largohem nga Shqipëria."
"Vetëm para, shendeti dhe qejfi bëhen vetëm me para. Nuk shkon dot në spital se nuk të kuron askush pa para."
"Të më dalin letrat dhe të iki nga Shqipëria, nuk rrihet më në këtë vend."
