Kapet me 2 kg kanabis, arrestohet 37-vjeçari në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2021, 09:56
Sekuestrohen 2 kg kanabis në Berat. Në pranga ra poseduesi i lëndës narkotike O. Gjoni, 37 vjeç.
"Në vendin e quajtur "Rruga e Potomit", Skrapar, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin O. Gj., 37 vjeç, banues në Krast, Skrapar, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa" njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

