Berisha flet për personin që shqeu derën në PD: Kur ishte në çadër, Basha e quajti luftëtar të lirisë, tani na del kriminel. Ka foto me të

I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se personi që shqeu me shqelm derën e PD-së, është militant i PD-së që ka kaluar dhjetëra net në çadrën e PD-së.

Sipas Berishës, ai ka një set të tërë të tij me Bashën nga kjo çadër dhe se aso kohe quhej si një luftëtar i lirisë dhe jo kriminel si sot.

Berisha: Po e them këtu që personi që shqeu me shqelm derën e PD-së, është militant i PD-së që ka kaluar dhjetëra net në çadër dhe kam këtu një set të tërë të tij me Bashën. Kur është në çadër është luftëtar i lirisë, por kur vjen në PD, ky qenka kriminel, edhe pse policia nuk i thotë asnjë fjalë.

Ai rrjedh nga një familje e persekutuar, nuk e them se nuk e ka bërë gabime, por kur ishte  në çadër ishte hero, por kur vjen në PD i thotë Bashës se nuk luhet me Brava, del se është kriminel.