"Veprojmë mbi bazë kompetencash", Kraja tregon pse SPAK nuk po heton skandalin me pagat
Kreu i SPAK, Arben Kraja, tregoi sot për mediat se pse SPAK nuk është përfshirë në hetimin e skandalit të publikimit të të dhënave personale të qytetarëve.
Kraja: Prokuroria e Posaçme vepron mbi bazë të kompetenca, nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën tonë. Po hetohet nga prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve që janë në kompetencën tonë apo veprat penale që mund të jenë në kompetencën tonë patjetër që mund të përfshihemi.
Nga ana tjetër, ai tha se nga SPAK ka hetim për të gjithë incineratorët.
Pyetje: Aktualisht ka hetim vetëm për incineratorin e Elbasanit, a do ketë hetim për atë të Tiranës?
Kraja: Çështja është në hetim dhe do të vazhdojë.
Për abuzimin me fondet publike lidhur me tenderat, Kraja tha se kanë pasur kallëzime dhe nga biznesmenë.
Kraja: Për procedurat e prokurimeve publike ne kemi shumë procedime penale që hetojmë, burime informacioni për kallëzime ka nga të gjitha fushat qoftë nga KLSH, biznesmenë, incvidë. Janë vlerësuar të gjitha, kemi çuar për ndjekje penale dhe jemi në pritje të një vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore që merret me menaxhimin e prokurime publike. Kushdo që abuzon me fondet publike do të jetë padyshimn pjesë e hetimeve tona.
Kraja nënvizoi se për SPAK nuk ka koncept "peshk i madh".
I pyetur nëse SPAK ka zyrtarë të lartë shtetërorë në hetim, ai e konfirmoi por pa emra.
Kraja: Kemi çështje të hapura për shumë problematika, elementë, do flasim me rezultate, nuk mund të jap emra konkret. Viti 2022 do të jetë i vështirë për ata që shkelin ligjin, kushdo qofshin.
Sa i takon pritshmërive për 2022-it, Kraja tha se do të vijojë puna e mirë e bërë deri më tani.
Kraja: Në 2021 ishte vit konsolidimi i SPAK, ngritja e BKH por edhe nga rezultatet nga të gjitha fushat. Edhe 2022 do të jetë me intensitet më të lartë në të gjitha këto fushatë. Mbyllim Byronë Kombëtare të Hetimit dhe vazhdojmë me ndjekjen penale brenda prioriteteve.


