Aksident në Thumanë, makina humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen, plagoset 36-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2021, 22:57
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:20 në Thumanë, ku si pasojë një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Policia bën me dije se shtetasi Sh. K. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.
“Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
