Dervishaj: Zbulueshmëria e vrasjeve 79-80%, Prençi: Në dy muaj 7 atentate, sa janë zbuluar?

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, zv. Drejtor i Policisë së shtetit, Albert Dervishaj u shpreh se në rastin e vrasjeve zbulueshmëria është rreth 79-80%.

Ndërsa Shemsi Prençi këshilltar i presidentit për sigurinë tha se në dy muaj 7 atentate, me humbje jete, ku janë djegur makinat dhe armët e krimit.

Dervishaj: 79-80% zbulueshmëria e vrasjeve, për pjesën tjetër punohet me grupe pune me specialistët më të mirë. Në shumë raste kemi informacione, por duhen provat. Provat të vështira për shkak edhe të metodave të sofistikuara.

Prençi: Në dy muaj 7 atentate, me humbje jete. Kanë djegur makinat dhe armët e krimit. Të 7-ta në qendra urbane. Sa nga këto 7 raste janë zbuluar?