Dervishaj: Në të gjithë botën ndodhin vrasje dhe krime, Qyno: Vrasjet janë në rritje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2021, 22:44
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, zv. Drejtor i Policisë së shtetit, Albert Dervishaj u shpreh se në të gjithë botën e qytetëruar ndodhin vrasje e krime makabre.
Ndërsa gazetari Elton Qyno shtoi se vrasjet kanë ardhur duke u rritur, pasi vitin e kaluar ka pasur 51 të tilla krahasuar me 57 këtë vit.
Dervishaj: 57 vrasje nga janari në të gjithë territorin. Në të gjithë botën e qytetëruar ndodhin vrasje e krime makabre. Duhet të jemi objektiv në gjykim
Qyno: Vrasjet janë në rritje. Vjet keni pasur 51.

