Broja absolut edhe kur nuk shënon, shtron rrugën e fitores për Southampton. Shihni golat e sfidës

Southampton pa Armando Brojën nuk mund të fitojë. Sulmuesi kuqezi është tashmë titullar fiks për trajnerin Hasenhuttl i cili nuk mund ta heqë nga formacioni dhe djaloshi kuqezi ja shpërblen më së miri atij.

 

Sot në një transfertë shumë të vështirë, ndaj West Ham që po Lufton për një vend në champions, Southampton fiton 3-2 dhe duhet thënë se dy prej golave janë totalisht meritë e bomberit kuqezi.

 

Në minutën e 8’, Eloyunoussi kaloi miqtë në avantazh ndërsa Antonio barazoi për West Ham në 49’. Deri këtu Broja ishte ndër më aktivët në fushë dhe më me rrezikshmëri teksa në 61’ me meritën e tij të plotë, fiton një penallti të cilën nuk e gjuan Broja por Prowse. 2-1 për miqtë dhe nuk ka mbaruar pasi West Ham barazon sërish dhe në 70’ kur Armando Broja nis një kundërsulm të shpejtë ai pengohet pak metra larg zone.

Pikërisht nga ajo goditje dënimi vjen dhe goli i fitores për Southampton që largohet me 3 pikë nga kjo transfertë dhe me Armando Brojën protagonist absolut./Ora News/.