Pamje dramatike, lojtari dhe kapiteni i skuadrës humbet jetën në fushë
Një ngjarje me të vërtetë e rëndë ka tronditur futbollin. Në Algjeri, sot luhej rregullisht kampionati i kategorisë së dytë teksa në sfidën ASM Oran-MC Said ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme.
Lojtari dhe kapiteni i skuadrës mike, Sofiane Locar humbi jetën tragjikisht në fushë për shkak të një arresti kardiak edhe pse u tentua me gjithçka për ta rikthyer në jetë.

Minuta e 26-të e ndeshjes ishte fatale për 28-vjeçarin i cili fatkeqësisht u përplas me portierin e skuadrës së tij Ben Doula. Ai mori ndihmën e shpejtë dhe më pas ishte në gjendje të rikthehej në fushë por duket se stafi mjekësor ka gabuar duke e lëne të luante sërish pasi në 35’ ai u rrëzua në fushë sërish dhe me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të stafit mjekësor dhe lojtarëve të skuadrës, Locar humbi jetën menjëherë.
Pamjet që vijnë janë tronditëse dhe shikohet momenti kur i jepet edhe frymëmarrje arfiticiale por fatkeqësisht 28-vjeçari ndërroi jetë tragjikisht.
Në dhomat e zhveshjes duken pamje dramatike të lojtarëve që qajnë dhe janë të shokuar për ngjarjen./Ora News/.
