Steven Gerrard infektohet me Covid-19, humbet Boxing Day

Nuk ndalen infektimet e reja me covid-19 në Premier League. Kësaj radhe e pëson një trajner që shton numrin e të prekurve këtë muaj teksa tradita e Boxing Day nuk do të ndalet aspak.

Aston Villa ka njoftuar në një deklaratë se trajneri i tyre Steven Gerrard nuk do të jetë në në dy ndeshjet e ardhshme të Premier League kundër Chelsea dhe Leeds. Ai ka rezultuar pozitiv me Covid dhe do të vendoset në izolim.

 

Një njoftim që vjen pasi numri i rasteve po shumëfishohet në Premier League dhe ndërkohë që tashmë janë shtyrë disa ndeshje të Boxing Day. Takimi mes Aston Villas dhe Burnleyt në ditën e fundit ishte shtyrë gjithashtu për shkak të rasteve të shumta të Covid mes anëtarëve të stafit të Villas./Ora News/.