"Më shau serbisht…", Granit Xhaka përfshihet në sherrin e fortë: Respekte Big Mama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2021, 17:42
Sherri i djeshëm mes Antonellës dhe këngëtares nga Maqedonia, Big Mama në Big Brother Vip ka shkaktuar zhurmë të madhe. Kjo e fundit shpërtheu pasi Antonella e akuzoi se e ka sharë serbisht teksa ajo vendosi të largohej.
Reagime të forta kanë ardhur ndaj të dyja pjesëmarrëseve të spektaklit teksa edhe futbollistët nuk kanë mbetur pa u përfshirë.
I tillë është rasti edhe i Granit Xhakës i cili ka dalë hapur në mbështetje të këngëtares Big Mama ku në rrjetet sociale ka publikuar edhe një mesazh për të “Respekt” duke etiketuar profilin e saj./Ora News/.

