Barcelona “shtrëngon rripat” në Krishtlindje, nuk ka dhurata për lojtarët
Që Barcelona është në një situate të vështirë financiare dihet por deri në këtë pike nuk e mendonte njeri.
Drejtuesit duket se po shikojnë çdo mënyrë ku të kursejnë edhe disa qindarka pasi kanë marrë një vendim të rëndësishëm për këtë fundvit.
Nuk do të ketë “Santa Claus” mbi “Camp Nou” këtë vit dhe asnjë dhuratë për lojtarët dhe anëtarët e stafit të skuadrës, shkaku tashmë dihet.
Në përputhje të plotë me politikën e re të kontrollit të kostove të miratuar nga Barcelona, klubi ka vendosur të mos u japë asnjë dhuratë lojtarëve në këto ditë festash.
Një lajm që po bën zhurmë shumë sepse diçka e tillë për dhurata të Krishtlindjeve për futbollistët ishte kthyer në një traditë të vërtetë në epokën e mëparshme të presidentit Josip Bartomeu.
Teksa vjet ai ishte në largim e sipër, kishte menduar gjithsesi Antoine Griezmann të bënte nga një dhuratë të shtrenjtë, portofola të një marke të çmuar për të gjithë lojtarët por ai ka ikur dhe asnjë futbollist tjetër nuk ka dale përpara që të bëjë diçka të tillë./Ora News/.
