Vidal, Muriel e shumë të tjerë. Lista e lojtarëve të grabitur në Itali vetëm këtë vit
Futbolli i luajtur në Itali u mbyll për këtë vit mes vështirësive nga pandemia dhe rikthimit të tifozëve dhe entuziazmit në stadiume të futbollit.
Nuk ka qenë vit i lehtë e përpos problemeve të mësipërme ka patur edhe të tjera më të mëdha siç janë grabitjet e futbollistëve. Nuk janë raste të rralla, janë të shpeshta që kanë ndodhur këtë vit dhe për grabitësit nuk është aspak e lehtë të mësojnë kohën kur futbollistët nuk janë në shtëpitë e tyre.
Dy rastet më të freskëta në Itali janë këto ditë kur Stefano Sensi, ndërkohë që zbriste të Mërkurën në fushë me Interi, hajdutët u futën në shtëpinë e tij duke marrë sende me vlerë 200 mijë euro.
Të Dielën e kaluar, lojtarit të Sampdorias, Albin Ekdal I vodhën shtëpinë ku me t’u kthuer nga ndeshja me Venezian, lojtari vuri re që i kanë vjedhur bizhuteri, pajisje teknologjike dhe para cash.
Lista vazhdon dhe është e freskët me Portierin e Genoas ku 10 ditë më parë disa persona pa lënë asnjë gjurmë i kanë zbrazur kasafortën dhe sendet me vlerë në shtëpi.
Dy muajt e fundit ishin viktimë të grabitjeve edhe Luis Muriel dhe Arturo Vidal. Dëmin më të madh e pësoi ky i fundit ku në vilën e tij veç bizhuterive i vodhën një fuoristradë Mercedes me vlerë 400 mijë Euro dhe sa për informacion, në atë shtëpi qëndontre Adriano kur luante me Interin e madje dhe në atë kohë ajo u grabit nga persona me maska./Ora News/.
