Video emocionuese/ Emigranti vjen pas disa vitesh nga Zvicra, suprizon vëllanë ushtar në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2021, 15:49
Një ngjarje emocionuese ka ndodhur në Kosovë, pasi një ushtar është surprizuar nga vëllai i tij.
Siç shihet në një video të publikuar nga mediat e Kosovës një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është befasuar nga vëllai i tij që prej vitesh jetonte në Zvicër.
Ushtari shihet duke bërë foto me një vajzë, teksa i bashkohet edhe i riu që ishte kthyer nga Zvicra. Ushtari kur shikon vëllanë shpërthen në lot, teksa nuk ndalet së përqafuari me të.
