Aksident i çuditshëm në Bosnje, Audi përfundon në banjon e shtëpisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2021, 15:18
Një aksident i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shiroki Brijeg, Bosnje Hercegovinë kur drejtuesi i veturës goditi murin e një shtëpie dhe depërtoi brenda ndërtesës.
Siç merr vesh jozyrtarisht Jabuka.tv, shoferi nga Posušje, mëngjesin e sotëm rreth orës 5, ka goditur me Audi shtëpinë e një familjeje në rrugën Kardinala Alojzija Stepinca.
Nga forca e goditjes mjeti ka rrëzuar një pjesë të murit të jashtëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e brendshme të shtëpisë.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka mbetur i lënduar asnjë nga personat që udhëtonin, ndërsa shoferi dhe pasagjeri kanë marrë lëndime të lehta.
Në vendin e aksidentit kanë shkuar forcat policore dhe kanë nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.
