Besimtarët mbushin kishat/ Festohet Krishtlindja në Tiranë, urohet për shëndet e më shumë dashuri
Për të dytin vit me radhë besimtarët festojnë Krishtlindjet në kushtet e pandemisë, e pavarësisht kësaj nuk mungojnë ata të cilët vijnë dhe bëhen pjesë e meshën në katedralen "Ringjallja e Krishtit."
Lutjet e tyre shkojnë për më shumë shëndet e shumë e paqe.
"Shëndet, lumturi dashuri dhe të gjitha të mirat e kësaj bote."
Nuk munguan as mesazhet nga përfaqësues të katedrales “Ngjallja e Krishtit”.
Katekisti Aleksandë Dmroci kërkoi më shumë solidaritet dhe bashkëpunim me njëri tjetrin, dhe gjithashtu e viri theksin te rëndësia e ruajtjes së vlerave njerëzore dhe familjes.
Pas ndezjes së qirinjve, dhe ndjekjes së meshës, besimtarët kthehen pranë familjes për të përgaittur drekën e Krishtlindjeve e për të shkëmbyer urime e dhurata me njëri tjetrin.
"Kam traditën e hershme në gatim e tryezës së Krishtlidjes."
"Do mblidhemi bashkë, do festojmë."
Ndërsa besimtarët katolik kanë mbajtur mbrëmjen e 24 dhjetorit meshën e Krishtlindjes.
Nga Katedralja e “Shën Palit” në Tiranë Imzot George Frendo dha mesazhin e tij të fundit si arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit.
Paqen dhe dashurinë e cilësoi si sekretin e një shoqërie më të mirë.
"Le të tregojmë gëzimin e dashurisë, sepse dashuria është burim besimi."
Për të dytin vite me radhë mesha e krishtlindjes për besimtarët Katolik nuk është mbajtur në mesnatë për shkak të rregullave të pandemisë.