Ambasada e SHBA uron Krishtlindjen: Gëzim dhe paqe

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar gjithë besimtarët shqiptarë që sot kremtojnë Krishtlindjen. Me kartolinën e kuqe, tipike për festa, ambasada ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një urim paqeje në këtë sezon.

"Gëzuar Krishtlindjet! Ju urojmë gëzim dhe paqe në këtë sezon festash. Nga të gjithë ne këtu në Ambasadën e SHBA në Tiranë. #GezuarKrishtlindjet"

Njerëzit në mbarë botën po festojnë Krishtlindjet - një nga kohët më të shenjta në kalendarin e krishterë. Megjithatë, për të dytin vit radhazi besimtarët po festojnë nën kufizimet e pandemisë Covid.