Sekuestrohen 2 kuti me lëndë plasëse piroteknike në Portin e Durrësit, procedohet 38-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2021, 09:55
Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka sekuestruar 2 kuti me lëndë plasëse piroteknike. Procedohet penalisht poseduesi.
"Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin B. P. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale."
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
