Me pistoletë poshtë sediljes, arrestohet 26-vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2021, 11:00
Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi është kapur me armë pa leje në makinë.
Policia ka ndaluar për kontroll automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin I. B., në lagjen "16 Prilli"
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli.
"Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"."
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
