Aksident në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, plagosen dy persona
Një aksident ka ndodhur pasditen e stome në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia bën me dije se mjeti tip "Mitsubishi" me drejtues shtetasin E. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasi M. Q., rreth 74 vjeç dhe shtetasia E. Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 16:00, njoftohemi se në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec, mjeti tip "Mitsubishi" me drejtues shtetasin E. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.”- njofton policia.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
