“Ndikim politik në masën e sigurisë” Qyno: Dabulla djali i Arta Dades, ka lidhje me Veliajn dhe Ramën

Gazetari i Ora News, Elton Qyno shpreh se në rastin e Alban Dabullës është arritur që të provohet një skemë e kryer të zyrtarë të drejtorisë së tatimeve dhe zyrtarë të tjerë të monitorimit të lojërave të fatit.

Ai tha se hetimi ka nisur qysh në vitin 2016 dhe personat që janë nën hetim, kanë qenë në dijeni të kësaj gjëja.

Qyno shtoi se Alban Dabulla është një personazh që ka ndikim politik në qeverinë qendrore dhe lokale, pasi dihen lidhjet e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe me kryeministrin e Edi Rama, si djali i ish-deputetes socialiste Arta Dade

Qyno: Kështu janë bërë një sërë transaksionet mashtruese duke shmangur tatimet dhe detyrimet. Është arritur që të provohet kjo skemë e kryer të zyrtarë të drejtorisë së tatimeve dhe zyrtarë të tjerë të monitorimit të lojërave të fatit, sepse njëra prej tyre ishte edhe Telebingo Shqiptare. Pra në këtë aferë janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë.

Hetimi ka nisur qysh në vitin 2016 dhe personat që janë nën hetim, kanë qenë në dijeni të kësaj gjëja. Prokuroria ka marrë guximin që ta çojë deri në kërkesën e masës së sigurisë. Sigurisht që Alban Dabulla është një personazh që ka një ndikim politik në qeverinë qendrore dhe lokale. Dihen lidhjet e tij me kryebashkiakun e Tiranë, Veliaj dhe me kryeministrin e Edi Rama. Ai është djali i ish-deputetes socialiste Arta Dade. Prandaj arritën një fitore sot në gjykatë, që unë dyshoj se kanë ndikuar këta faktorë politikë që të refuzohet kërkesa për masën me arrest me burg.