Vlorë/ Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve, apel shoferëve të bëjnë kujdes
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 15:23
Mjegulla e dendur në fshatin turistik të Llogorasë ka bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve në aksin Vlorë-Llogora-Dhërmi.
Maja e fshatit turistik është mbuluar nga dëbora.
Për sa i përket dëborës në fshatin turistik nuk ka probleme.
Shoferët këshillohen të bëjnë kujdes veç për shkak të mjegullës.

