Çështja “Telebingo” Qyno: Dabulla e personat e tjerë janë larguar nga Shqipëria, dëmi 5 mln euro
Gazetari i Ora News, Elton Qyno shpreh se sot është zhvilluar seancës për sigurimin e masës së sigurimit të Alban Dabullës.
Ai tha se masa nuk është pranuar, nga ana tjetër biznesmeni Dabulla dhe disa persona të tjerë janë larguar nga vendi ynë nga frika e një arrestimi të mundshëm.
Qyno: Sot kemi pasur seancës për sigurimin e masës së sigurimit të Alban Dabullës. Seanca është zhvilluar në mënyrë sekrete. Gjyqtarja shqyrtoi provat dhe ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg për Dabullën dhe për personat e tjerë të përfshirë në skandal. Ajo ka pranuar shkeljet dhe dëmin financiar të Dabullës përmes kompanive të tij, por çuditërisht nuk ka vënë masë arrest me burg ndaj këtyre personave. Kështu e ka lënë çështjen që këta individë të hetohen në gjendje të lirë.
Masa nuk është pranuar, nga ana tjetër biznesmeni Dabulla dhe disa persona të tjerë janë larguar nga vendi ynë nga frika e një arrestimi të mundshëm. Pra ata i kanë marrë masat. Sigurisht që tani e gëzojnë lirinë për të lëvizur edhe në territorin tonë. Ky vendim i shkallës së parë pritet të apelohet në mënyrë që të arrestohen këta persona për çështjen e mashtrimit të tatimeve në vendin tonë.
Qyno shtoi se Është konfirmuar që këta persona janë larguar, por nuk dihet se ku janë larguar ekzaktësisht.
Qyno: Është konfirmuar që këta persona janë larguar, por nuk dihet se ku janë larguar. Një pjesë largohet drejt Dubait duke iu largua drejtësisë sonë. Gjyqtarja ka pranuar shkeljet. Por nuk ka caktuar masën e sigurisë së kërkuar nga prokuroria. Po ashtu janë ashtu gjyqtarja ka dhënë lejen për kontrollet e ambienteve fizike të këtyre personave. Qysh kur ka filluar të hetojë prokuroria dhe sot kemi një dëm financiar 3.5 milionë euro, ndërsa besohet se në total është 5 milionë euro.
