1.38 mld lekë për plehrat e Durrësit, pastrimi dhe incineratori i Sharrës do marrin 28 % të Buxhetit 2022
1.38 miliard lekë ka parashikuar Bashkisë e Durrësit për pastrimin e qytetit dhe incineratorin e Sharrës për vitin 2022 për të shmangur krizat e menaxhimit te mbetjeve. Kjo shumë zë 28 % të buxhetit prej 3.68 miliard lekësh.
28 % buxhetit prej 3.68 miliard lekësh të Bashkisë Durrës për vitin 2022 do të shkojë për menaxhimin e mbetjeve dhe pagesat për incineratorin e Sharrës. Buxheti është dyfishuar në krahasim me vitin 2021, për të shmangur përsëritjen e krizave të pastrimit që kanë çuar here pas here në kolaps qytetin turistike.
"Nga 441 mln ka shkuar në 1.38 mld lekë dhe ky buxhet do të financohet 29.8% nga tarifa e pastrimit dhe largimit të mbetjeve dhe 34% nga transferta e qeverisë për mbetjet dhe pjesa tjetër nga taksat dhe tarifat vendore," tha Salko.
Për të siguruar paratë e planifikuara bashkia e Durrësit do të rrisë gjatë vitit 2022 tarifat e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit, ku një pjesë do të kthehen si investime.
"Do shtojmë flotën e ndërmarrjeve duke e çuar 1000 kosha të rinj," tha ajo.
Rikonstruksioni i shkollave dhe ndërtimi i të rejave për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, zë 14 % të buxhetit të Durrësit.
4035 biznese të mëdha do të paguajnë për këtë një tarifë vjetore prej 1200 lekësh të reja që do të përdoret në përmirësimin e infrastrukturës e shkollave në zonat rurale.
