Lirohet nga detyra zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë Dajna Sorensen, ja kush e zëvendëson

Olta Manjani është emëruar zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë. Manjani ka zëvendësuar Dajna Sorensen, e cila është liruar nga kjo detyrë.

Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Znj. Olta Manjani emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I