Mashtrimi me "Call Centera", nga Tirana janë kontaktuar mbi 2 milionë shtetas të huaj

Policia deklaron se mbi 2 milionë persona janë kontaktuar nga skema e mashtrimit me "Call Centera" me qendër në Tiranë.  E gjithë skema ishte ideuar dhe organizuar nga një shtetas izraelit i cili është arrestuar së bashku dhe me 34 persona të tjerë .

"U arrestuan 35 shtetas, njëri prej tyre izraelit. Rafael Genish  ka rezultuar organizatori i kësaj skeme mashtrimi. U proceduan në gjendje ët lirë 20 shtetas. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 123 pajisje kompjuterike, 60 pajisje të të telefonisë së lëvizshme, 3 laptopë, 3 USB dhe një sasi e vogël narkotike të lëndëve kanabis sativa.

Deri tani janë identifikuar të dhëna personale të shumë shtetasve të huaj të cilët kanë përdorur për t'i komunikuar këta shtetas dhe t'i tërhiqnin në këtë skemë mashtrimi kompjuterik duke përfituar shuma të ndryshme të cilat varionin nga 500 euro e sipër. Personat e kontaktuar nga kjo skemë mashtrimi janë mbi 2 milion dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës. Hetimet vazhdojnë. "