Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 43 vjeçari në Durrës, pritet të ekstradohet drejt Rumanisë

Shtetasi B.P është arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit.

Policia bën me dije se 43 vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar do të ekstradohet drejt Rumanisë. Sipas policisë Gjykata e Bukureshtit, Rumani, e ka dënuar në shkurt me 6 muaj burgim për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit".

“Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u bë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi në Rumani, i shtetasit B.P, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Bukureshtit, Rumani, më datë 24.02.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit". –njofton policia.  

Materialet i kaluan në Prokurorisë, për veprime të mëtejshm