Nafta e paprekshme, karburanti shkon në 198 lekë litri, fluturojnë çmimet

Rritja e naftës dhe gazit prej sitësh tashmë është rritur ndjeshëm  dhe shitet nga 185 lekë, deri në 193 lekë, në varësi të cilësisë dhe llojeve të pikave të karburanteve. Kjo rritje është e papërballueshme për qytetarët të cilët kërkojnë marrjen e masave sa më parë.

Çmimi i hidrokarbureve ka pësuar luhatje të shumta në treg. Muajit e fundit një litër naftë ose benzinë, shitet nga 185 lekë, deri në 193 lekë, në varësi të cilësisë dhe llojeve të pikave të karburanteve.

Ndërsa gazi që dikur tregtohej 55 deri në 65 sot shitet nga 88 deri në 94 lek për litër.

Të parët që e ndjejnë rritjen e çmimit për hidrokarburet, e më së shumti për naftën, janë drejtuesit e automjeteve.

"Është dyfishi, mos them trefishi."

"E kemi ndjerë shumë. Po vdesim gjithandej jo vetëm me naftën."

"Të ulë çmimet."

Qytetarët thonë se të ardhurat ekonomike që kanë, nuk mund të përballojnë shifra të tilla, ndaj kërkojnë ulje të çmimit.