"Njëri ekzekutori, tjetri shoferi", 2 persona dyshohet se ekzekutuan Karriqin. Lidhja e tij me Armando Dumanin dhe Erigers Mihasin

Policia dyshon se janë dy personat të cilët kanë ekzekutuar 30-vjeçarin Can Karriqi, i cili u gjet i vrarë mbrëmjen e 23 dhjetorit 2021 në Rrugën "Nikoll Vatnikaj" në Kodër Kamëz.

Ai u gjet nga kalimtarët në makinën e tij tip "Golf 5" me targa të huaja të cilët më pas njoftuan policinë. Pak minuta më pas një makinë tip "Audi" u gjet e djegur në Institut dhe policia dyshon se është e autorëve.

Në makinë u konstatua një armë tip kallashnikov.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije për Ora News se njëri nga autorët ka qenë në rolin e shoferit dhe njëri në rolin e ekzekutorit i cili i ka dalë në pritë dhe e ka qëlluar me breshëri.

Gazetari Edison Vatnikaj na informon se në vendin e ngjarjes ka më shumë se 20 kamera sigurie, pamjet filmike të të cilave janë sekuestruar nga policia.

Can Karriqi është një person me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personave. Në muajin shkurt ai u arrestua nga RENEA për armëmbajtje pa leje. Ndaj 30-vjeçarit ishte vendosur masa e sigurisë "arrest shtëpie" por pavarësisht kësaj i riu lëvizte lirshëm dhe mbante armë me vete. Në makinë e tij tip "Golf 5" është gjetur një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga policia.

Policia po heton lidhjen me të kaluarën e 30-vjeçarit dhe po bëhet një lidhje me ngjarjen e ndodhur në Astir ku mbetën të vrarë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani të cilët u ekzekutuan teksa ishin duke lëvizur. Viktima  Can Karriqi dhe dy të rinjtë, Erigers Mihasi e Armando Duamni ishin mië të ngushtë me njëri-tjetrin.

Mihasi dhe Dumani mbetën të vrarë më 13 nëntor në Astir. Sipas informacioneve, një makinë në lëvizje ka studiuar “Audin” ku ndodhej Mihasi dhe Dumani në zonën e Astirit dhe kanë pritur që të futen në kryqëzim, duke ngadalësuar makinën për t’i qëlluar me breshëri.