"Make-up i vërtetë, bisht sirene, kukull, qenush" Ja çfarë kërkojnë fëmijët nga Babagjyshi i Vitit të Ri

Jemi vetëm pak ditë para mbrëmjes së ndërrimit të viteve dhe lista e Babagjyshit është mbushur plotë me dëshira dhe ëndrra nga të vegjlit tanë.

Sot studio e emisionit "Ditë e Re" në RTV Ora u "pushtua" nga fëmijët, të cilët e zbukuruan  vendin me ngjyra dhe hare.

Por çfarë kërkojnë këtë vit vogëlushet nga Babagjyshi i Vitit të Ri?

"Kukull bionde, bisht sirene, qenush të vërtetë, make-up të vërtetë", ishin kërkesat e bukurosheve që mbushën plotë ngjyra studion e "Ditë e Re".