Skandali i pagave, Prokuroria merr në pyetje punonjësit e AKSHI-t dhe ekspertët e IT
Prokuroria e Tiranës ka nisur marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë patur akses në sistemin e të dhënave, si pagat në institucionet shtetërore e private apo target, të që janë bërë publike ditët e fundit.
Deri tani janë pyetur disa prej ekspertëve të IT të tre institucioneve Drejtorisë së Tatimeve, ISSH dhe AKSH-it.
Në përbërje të grupit hetimor krahas oficerëve të Policisë Gjyqësore janë edhe specialistë të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.
Në pyetje do të merren edhe drejtuesit e ketyre institucioneve për të mësuar detaje lidhur me veprimet e kryera me databazën e të dhënave.
Deri tani përjashtohet mundësia e një sulmi kibernetik ndërsa dyshimet e para janë se të dhënat mund të kenë dalë nga persona që kane akses në sistem, të cilët do të pyeten nga ana e prokurorëve.
Informacionet e publikuara dyshohet se janë vazhdim i incidentit të ndodhur me patronazhistëve kombinuar me të dhënat të tjera të marra nga tatimet apo nga e-albenia.
E ndërsa prokuroria ka nisur hetimet nga ana e qeverisë duket se nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj institucioneve apo personave që I kanë pasur të dhënat në përdorim.
Sipas ekspertëve në keto raste shteti duhet të kalonte në krizë kibernetike e cila duhet te analizonte me detaje ngjarjen gjë që deri tani nuk ka ndodhur. Ndërkohë në lidhje me këtë skandal të rende nuk ka asnjë reagim edhe nga AKCESK autoriteti kombetar për çertifikimin elektronike përgjegjes për të audituar AKSHI-n.
