Tronditet sërish Tirana, atentat tek "Astiri". Dy të rinj ekzekutohen me breshëri automatiku brenda në makinë
Sërish atentat në mes të kryeqytetit. Mbrëmjen e sotme një breshëri automatiku është lëshuar drejt një “Audi” të bardhë, ku kanë mbetur të vdekur 2 persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re, në zonën e Astirit.
Bëhet fjalë për Erigers Mihasi, 32-vjeçari i cili ka qenë i arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë në vitin 2016, por që më pas është liruar nga qelia.
Ndërkohë që viktima e dytë është Armand Dumani 26 vjeç, i cili mësohet se ka qenë pasagjer së bashku me Mihasin.
Armando Dumani ka qenë i arrestuar per grabitjen e një filiali banke në Vlorë dhe është dënuar për këtë ngjarje
“Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autoriteteve.
Ora News përcolli live të gjitha zhvillimet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.
Raportuan në terren: Edison Vatnikaj, Keti Banushi, Nertila Dosti.


