Shkrumbohet një "BMV X6" në Burrel gjatë natës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 10:08
Një makinë tip "X6" është djegur gjatë natës së mbrëmshme, 24 dhjetor në qytetin e Burrelit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Drita."
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Ende nuk dihet se kujt i përket makina e djegur.
