Të izoluar në Alpe! Ora News tregon jetën e vështirë të banorëve të Kelmendit mes borës e akullit
Fshatrat e Kelmendit në Malësi të Madhe mbeten të bllokuar nga dëbora. Gazetari i Ora News ishte atje dhe na tregon jetën në izolim mes Alpeve.
Drejt Kelmendit mund të udhëtosh vetëm me mjete të larta me goma dimërore dhe zinxhirë.
Rruga është nën pushtetin e dëborës e ngricave ku ndërhyrjet e ARRSH që e ka nën varësi nuk duken gjëkundi.
Në fshatrat Lëpushë e Vermosh banorët që lëvizin mes borës janë të paktë.
Për turistë, as nuk flitet.
Rezervimet janë anuluar në masë dhe ky fundviti është ndër më të vaktit.
"Vijnë turistët deri këtu, kthehen pas dhe ikin."
Banorët e mbetur kanë vetem dy kërkesa për shtetin.
"Dritat dhe rrugën ta kemi të hapur."
Shkolla 9-vjeçare mban emrin “Demokracia” por është në këtë gjendje që prej kohës së komunizmit.
Ata pak fëmijë që kanë mbetur në Vermosh, duhet të ecin mbi 1 orë në këmbë për të mbërritur në vatrën e dijes, ndërsa në shtëpi gjatë dimrit mësojnë me qiri.
"Shkollën e kam larg një orë, eci në këmbë. Kur ka shumë borë nuk vij."
Pjeter Luca, 58 vjeçar, është mësuesi i Histori-Gjeografisë.
Ai udhëton nga Kopliku për të dhnënë mësim në Vermosh.
Mbi 2 orë rrugë nën rrëzikun e ngricave e dëborës.
"Kam dëshirë me puno edhe këto vite që më kanë mbetur."
Për shtetin këto zona shtetarët kujtohen vetëm kur flasin në teori për turizmin, ndërsa banorëve u duhet të sfidojnë të vetëm izolimin nga dëbora, mungesa e energjisë apo emergjencat shëndetësore.






