Bashkia e Lezhës 2.6 mld lekë borxhe, Ndreu: Bllokimi i lejeve të ndërtimit ndikoi të ardhurat
Bashkia e Lezhës e drejtuar nga Pjerin Ndreu prej vitit 2019 mbetet peng e borxheve të vjetra.
Kryebashkiaku socialist thotë se vitin 2021, e mbyllin me 2.6 miliard lekë detyrime të pashlyera, edhe pse thekson se shuma ka ardhur në ulje.
"Borxhi i Bashkisë ka qenë 4 miliardë po themi me të vjetra , në fund të vitit 202i ne e çojmë borxhin në 2.6."
Bllokimi i lejeve të ndërtimit, thotë kryebashkiaku i Lezhës është zëri kryesor që ka ndikuar në mungesën e të ardhurave.
"Të ardhurat kanë qenë anemike për 2 vjet, për arsye të mungesës së taksës së infrastrukturës."
Pritshmëritë janë që sektori I ndërtimit të Lezhë të zhbllokohen vitin e ardhshëm.
Përgjatë dy viteve të fundit në Lezhë janë realizuar investime me vlerë mbi 5 miliard lekë, pjesa më e madhe financime të qeverisë dhe donatorëve të huaj.

