Nuk ka dorëheqje, Rama përjashton AKSHI-n nga skandali: Njësoj si ti kërkosh dorëheqjen Ministres së Bujqësisë
Duke mohuar kategorikisht mundësinë që databaza me pagat e 637 mijë qytetarëve të ketë dalë nga e-Albania, kryeministri Rama përjashtoi mundësinë e një dorëheqje nga drejtoresha e AKSH-it.
Rama: SHBA-ve u dolën në rrugë të gjitha sekretet, nuk di të ketë patur ndonjë dorëheqje. Dakord? Kështu që tjetër është kur gjërat ndodhin si rezultat i një dështimi të sistemit ose si rezultat i një vepre siç ishte rasti të ndjerit Klodian Rasha dhe komplet gjë tjetër është kur gjendemi para sulmeve.Të tilla raste ka plot. As ka ndodhur as kam dëgjuar ti kërkohet ndonjërit dorëheqja, vetëm këtu ndodh. Tjetra është se AKSHI nuk ka lidhje me këtë. Nuk ka lidhje, është njësoj si të shkosh ti kërkosh dorëheqjen Ministrisë së Bujqësisë.Platforma e ndërveprimit qeveritar e-Albania nuk ka lidhje me sistemin e Tatimeve sepse sistemi i Tatimeve mbi pagat etj është gjë tjetër. e-Albania është gjë tjetër. Platforma qeveritare e shërbimeve digjitale nuk është cënuar dhe nuk ka dhënë shenja vunerabiliteti as ndaj sulmeve kibernetike, jo më nga brenda. Nuk ka.
Për Ramën kjo është është farsë e orkestruar nga ata që i kanë përdorur ato të dhëna për veten e tyre dhe ua kanë hedhur patronazhistëve për ti akuzuar se po bëjnë punën e mundësuar nga përdorimi i shtetit.
Rama: Është shumë e ngjashme. Cila mund të jetë nevoja e shtetit, shumicës qeverisëse për gjëra të tilla? Cilat janë nevojat e të tjerëve do t'ua them kur të mbarojnë hetimet.
Rama mohoi edhe mundësinë që të dhënat të përdoren si presion për vota.
Rama: Presion për çfarë? Se dimë ne ku punon ti? Aaaa, për të thënë meqë ky e ka rrogën 100 mijë euro, do t'ia blejmë votën 150 mijë. Faleminderit se na duhet dhe pak humor në fund.
Kryeministri insistoi se edhe skandali i parë ishte një miks i një grabitje të një pjesë të dhënash dhe nuk ishte është databaza e PS.
Rama: Ashtu sikundër te kjo… Me daljen e saj e kam një opinion shumë të qartë. Nëse prokuroria ka dëshirë ta dëgjojë opinionin tim jam gati t'ia them, nuk them publikisht se nuk dua të bëj politikë. E kam shumë të qartë se për çfarë mund tu duhen pagat atyre që kanë hedhur në treg databazën e patronazhistëve.

