"Duhet të jepte dorëheqjen dhe të kërkonte ndjesë", Basha për skandalin e pagave: Përfitues i vetëm Edi Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se një skandal si ky i publikimit të të dhënave sensitive të qytetarëve në çdo vend normal do të ishte pasuar me dorëheqjen e Kryeministrit.
Basha: Si asnjëherë më parë shqiptarët po përballen me një furi skandalesh që ndjekin njëra-tjetrën orë pas ore. Ndërkohë që është arrestuar një Mninstër i Edi Ramës për vjedhjen e shekullit, incineratorët, ka plasur një skandal tjetër që në çdo vend normal do ishte pasuar nga dorëheqja e kryeministrit. Edi Rama jo vetëm nuk ka dhënë dorëheqjen por doli sot në një tentativë për të na shpjeguar se ishte problem i bravave të AKSH-it.
Dy skandalet e fundit kanë një autor dhe një ekzekutues siç kanë dhe një përfitues, Edi Rama. Filloi me patronazhistët. Kur thotë janë marrë copa-copa konfirmon se skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve sa i takon të ardhurave të tyre është konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral të ndërtimti të sigurimit të ri të shtetit, sistemit të patronazhistëve. Rama është i vetëdijshëm, për të, kjo është arsyeja pse i ka mbrojtur publikisht.
Basha tha se Rama duhet të dilte të jepte dorëheqjen dhe pastaj të kërkonte ndjesë.
Por në të kundërt, vijoi Basha, po përpiqet ta zvogëlojë këtë skandal që ekspozon para keqbërësve 637 mijë qytetarë.

