Para "nën dorë" për ndryshimin e masës së sigurisë, SPAK çon për gjykim ish-drejtuesin e prokurorisë Kukës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për ish-drejtuesin e prokurorisë së rrethit gjyqësore Kukës Edmond Kariqi i akuzuar për “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, si dhe për tre të pandehurit e tjerë të akuzuar për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.
Në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur prova me të cilat provohet se, i pandehuri Dritan Dedja me ndërmjetësimin dhe ndihmën e të pandehurve Emirjan Beu dhe Isuf Gega, i ka dhënë të pandehurit Edmond Kariqi, i cili ushtronte funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, përfitime monetare të padrejta, me qëllim për të favorizuar shtetasin Ramadan Dedja dhe persona të tjerë nën hetim, në një çështje penale të regjistruar në ngarkim të tyre në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.
I pandehuri Edmond Kariqi është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, ndërsa të pandehurit Dritan Dedja, Emirjan Beu dhe Isuf Gega, ky i fundit shoferi i Kariqit, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.
Këtë të enjte, 23 dhjetor, Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Edmond Kariqi, Dritan Dedja, Emirjan Beu dhe Isuf Gega.
Historia nisi në 2009
Sipas dosjes hetimore thuhet se e gjithë historia ka nisur në nëntor të vitit 2019 ku në Kukës u arrestuan 5 persona.
Emirjan Beu seethe kontaktuar në telefon me Isuf Gegën dhe e pyet nëse ka miqësi me Prokurorin Kariqi, për të mësuar më shumë mbi arrestimin e Ramadan Dedja, vëllait të Dritan Dedja ky i fundit i shpallur në kërkim.
Gega i është përgjigjur se më prokurorin ka lidhje miqësore pasi ka qënë drejtues i prokurorisë së Kavajës.
Isuf Gega, Emirjan Beu dhe Dritan Dedja të tre së bashku janë takuar në Qytetin e Kavajës më 24 nëntor. Të nesërmën vëllai i të arrestuarit, niset për Kukës për të takuar Prokurorin si dhe për të marrë makinën e cila ishte sekuestruar pas arrestimit.
Prokurori Kariqi sipas SPAK ka kontaktuar me një OPGJ ku i kerkonte që akt ekspertimi toksikologjik për të arrestuarin të dalë sa më shpejt.
Në datën 2 dhjetor zhvillohet takimi i radhës mes Gegës dhe Dedjës pasi akt ekspertimi kishte dalë. Dritani flet me Emirjan Beun dhe i thotë: “jam duke shkuar te Cufja, ti jap ato që më tha”
Në dosjë hetimore janë të faktuara momentet kur Dritan Dedja ka nxjerr në Exhange 22 kartëmonedha 100 dollarëshe dhe 3 kartëmonedha 5 mijë lekëshe, që shkojnë në vlerën e 2 mijë e 2 dollarë.
Pas këtij moment Dedja shkon niset për Kavajë aty ku takon Isuf Gegën. Ky i fundit sapo është takuar me Dedjen shkon tek lokali ku ndodhej prokurori Karriqi. Nuk vonon shumë kur edhe vete Dedja takohet ne ambjentet e lokalit me prokurorin dhe pas 20 minutash ai leviz nga aty dhe telefononte babin e tij ku tregon se kishte kryer punen dhe se nesër vëllai do të rikthet në shtëpi.
Avokati mbrojtës në seancën e zhvilluar sot (3 korrik) e ka kundërshtuar vendimin e trupës gjykuese duke u shprehur se do ti drejtohet apelit të posaçshëm. Po në ditet në vijim edhe KLP pritet që të marrë vendim për prokurorin Edmond Kariqi.
