“Zbrazi” arkën e Kredo.al në Dibër, arrestohet 27-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2021, 09:50
Policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin e grabitjes së Kredo.al në Peshkopi, ngjarje e ndodhur më 21 dhjetor.
I arrestuari është Jeton Bardhi, 27 vjeç, banues në fshatin Sinë, Dibër.
Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës thikë, ka marrë shumën 179.100 lekë të rinj në një institucion financiar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

