Edhe Interi rrezikon me bilancet, Guardia di Finanza bastis zyrat e klubit zikaltër

Edhe Interi “drithet” nga hetimet e mundshme lidhur me plusvalenzat ose siç njihet ndryshe me fryrje të shifrave të shitjeve të lojtarëve për të sistemuar bilancet.

 

Sot me një aksion “blitz”, Guardia di Finanza ka bastisur zyrat e klubit të Interit ku ka përvetësuar dokumente të shitjeve të lojtarëve për sezonet 2017 deri në 2019.


Hetimi është paraprak pra pa persona të hetuar por për të kuptuar nëse ka shkelje në bilancet e regjistruara nga Interi.

Operacioni i financierëve të Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Gdf të Milanos, siç thuhet në një deklaratë për shtyp nga prokurori në detyrë Riccardo Targetti, synon "marrjen e dokumentacionit në lidhje me transferimet" nga Interi për shërbimet e lojtarëve të caktuar “përsa i përket viteve financiare 2017-2018 dhe 2018-2019. Synimi i hetuesve dhe hetuesve është "të verifikojnë rregullsinë e operacioneve që kanë sjellë plusvalenzë nga shitja e tyre.

 

Hipoteza e krimit, shpjegon Targetti, për të cilën “hetimet paraprake janë duke u zhvilluar, ndaj personave të panjohur, ka të bëjë me “krimin e komunikimeve të rreme sociale”.

 

Siç mësohet, bëhet fjalë për të ardhura që arrijnë në 100 mln Euro në dy sezone për shitjen e disa futbollistëve të nivelit të mesëm dhe atyre të të rinjve./Ora News/.