Inter dhe Milan edhe më pranë stadiumit të ri. Ja projekti fitues që u përzgjodh (Video)

Milani dhe Interi do të kenë stadiumin e tyre të ri, dhe do të jetë një Katedrale e futbollit. Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Populous, është përzgjedhur si projekti fitues frymëzuar nga Duomo e famshme, ndërsa është Galleria Vittorio Emanuele II, së cilës zikaltërit dhe kuqezinjtë do t'i besojnë ndërtimin e impiantit që nga viti 2027 do të presë skuadrat në shtëpinë e tyre.



Ende do të diskutohet e ardhmja e Meazza-s, e cila për momentin duhet të prishet pjesërisht pas Lojërave Olimpike Dimërore 2026 dhe të shndërrohet në një “distrikt sportiv dhe tregtar”, por ndërkohë Interi dhe Milani bëjnë një hap tjetër përpara. Për muaj të tërë, projekti Populous dukej se kishte një avantazh të qartë ndaj Kullave të Milanos të Manica-Sportium, dhe tashmë i pari është përzgjedhur nga të dyja klubet dhe është në pritje vetëm të zyrtarizimit që do të vijë në 24 orët e ardhshme.

 

 

Studio e famshme amerikane që do të ndërtojë impiantin e ri ka një eksperiencë të jashtëzakonshme me mbi 3000 projekte sportive teksa ka projektuar edhe Wembleyn e ri apo edhe impiantin modern të Tottenham.

 

Stadiumi i ri i Milanit dhe Interit do të jetë 68 mijë vendësh dhe do të jetë 365 ditë të vitit në aktivitet teksa do të mbushë arkën e të dyja klubeve me nga 80 mln Euro në vit për kokë. Më poshtë video ilustruese e projektit të stadiumit të ri për dy klubet e Milanos./Ora News/.