Premier League nuk ndalet, por publikohen shifra rekord me Covid-19
Ndërkohë që këtë të Hënë vendosi të vazhdojë Boxing Day, Premier League nuk ka qenë kurrë kaq e prekur nga pandemia e Covid-19. Në dy javët e fundit, Kampionati Anglez ka regjistruar dy herë një numër rekord të rasteve pozitive të zbuluara në 20 klubet pjesëmarrëse që nga fillimi i pandemisë globale, në mars të 2020.
Mes 6 dhe 13 dhjetorit, janë identifikuar 42 raste të reja ndërsa ky rekord shpërtheu javën e kaluar, midis 13 dhe 20 dhjetor, ku u zbuluan 90 raste me koronavirus.
Pra në total janë 132 raste me covid-19 në dy javë në Premier League mes lojtarëve dhe anëtareve të stafeve dhe kjo është shifër alarmante të mendosh që janë vetëm 20 klube.
Në këtë interval kohe, janë anuluar 10 ndeshje në kampionatin anglez por sot gjithsesi u vendos të vijohet me “Boxing Day”, madje kalendar i ngjeshur deri më 3 Janar.
Ndërkohë që nga klubet vijojnë apelimet për t’u vaksinuar pasi siç është bërë publike shifra, 16% e lojtarëve në Premier League nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit.
/Ora News/.
