Protesta/ Demalia: Opozita sot në kapsllëk, po shfrytëzojnë energjinë për të luftuar njëri-tjetrin

Publicisti Ilir Demalia ka komentuar protestën e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejt me Ora Neës, me gazetaren Siklajda Shorja, Demalia, u shpreh se opozita shqiptare kanë vënë të gjithë energjinë për të luftuar njëri-tjetrit.

Ilir Demalia: Unë mendoj se që nga 9 shtatori dhe tashmë së fundmi me dy Kuvendet e PD, opozita shqiptare sot është një kapsllëk, që gjithë energjinë e kanë vënë për të luftuar njëri-tjetrin. Edhe protesta nuk është bërë për ndonjë filozofi politike, siç pretendon Berisha, nuk është bërë as për çështje kombëtare. Berisha po përdor të gjitha elementët për të dalë më atë flamurin e nacionalizmit, që është një gjë e rreckosur në duart e Berishës.

Ai thotë se Berisha kërkon që të krijojë trazira, ndërsa shton se ai tashmë nuk ka pushtet.

Ilir Demalia: Berisha quajti UÇK terroriste, dhe qëndrimet e Berishës për të inspiruar gjoja një nacionalizëm folklorik janë tashmë qesharake, dhe janë tamam ajo gjendja tragjik-komike që është në fundin e vet që po lë një trashëgimi të turpshme. Berisha do të krijojë trazira, si ai ujku që do mjegull, por tashmë këtij ujku i kanë rënë dhëmbët dhe nuk ka më fuqi, s’ka pushtet dhe as asgjë. Berisha ka ushqyer shumë njerëz nëpërmjet korrupsionit ashtu siç bën Rama sot me incineratorët.