"Kuq e zi, simbol i përjetshëm i shqiptarëve", Berisha drejt protestës kundër Open Balkan: Basha tradhëtoi çështjen kombëtare njësoj si Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha është nisur drejt protestës.

Ndërsa dilte nga banesa e tij, Berisha deklaroi për mediat se kjo protestës është kundër aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup dhe nismës së tyre Open Balkan që sipas tij minon procesin e Berlinit.

Berisha: E një rëndësie të jashtëzakonshme protesta. Përshëndes të gjithë qytetarët që sot bashkohen në protestën e tyre të parë më të fuqishme në mbrojtje të interesit të tyre kombëtar të shkelmuar nga regjimi i kakistokracisë, kreu i Meduzës Edvin Rama. Protesta është kundër aleancës trilaterale Beograd, me vasalët e tij Tiranë dhe Shkup, dhe aspak kundër bashkëpunimit rajonal. Është kundër Open Balkan, kundër së cilës janë tre vende të Ballkanit Perëndimor, kundër saj është dhe Kroacia. Kjo nismë i kundërvihet në mënyrë të paskrupullt nismës së Berlinit.

Berisha nuk kurseu akuzat edhe ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili sipas tij tradhëtoi çështjen kombëtare njësoj si Rama.

Berisha: Ballkani i Hapur u  themelua nga Vuçiç në Novi Sad por nëse ka një gjë të rëndë që Lulzim Brava tradhëtoi njësoj si pengmarrësi i tij është çështja kombëtare. Nuk ekzistojnë deklaratat e tij për Ballkanin e Hapur. Kuq e zi është një simbol i përjetshëm i shqiptarëve.