Aldo Bumçi hap fjalimet para Kryeministrisë: Nuk ndalim protestat derisa ti shkurtojmë ditët këtij regjimi

Ish deputeti i PD-së,  Aldo Bumçi  hapi fjalimet në protestën kundër “Ballkanit të Hapur”

“Projekti do të çimentojë regjimet autoritare dhe legalizojë shkelësit më të mëdhenj të drejtave të njeriut dhe ata që bënë aleancë me krimin dhe ndërtuan narkoshtetin në Europë duan ti paraqesin Europës sikur të jenë garantuesit e paqes në rajon” tha Bumçi në podiumin e ngritur para godinës së kryministrisë.

Bumçi thotë se me “Ballkanin e Hapur”  duan të realizojnë izolimin e Kosovës.

“Ballkani i Hapur është përpjekje për të izoluar Kosovën. Është fasada që Edi Rama i jep Vuçiç. Ka vetëm një projekt europian dhe ai nuk kalon nga Rama – Vuçiç”

Bumçi tha se opozita nuk do të ndalojë protestat derisa tia shkurtojë ditët "këtij regjimi që ka dhunuar të drejtat e shqiptarëve. Protesta, protesta”