"Ik, ik, ik!" Të mbledhur për protestën anti Open Balkan, mbështetësit e Berishës thirrje edhe kundër Bashës
Protestuesit e thirrur sot nga Sali Berisha për një protestë kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç dhe për incineratorët para selisë së PD-së, herë pas herë shpërthejnë në thirrje kundër kryedemokratit Basha dhe mbështetësve të tij.
Më herët protestuesit ofenduan dhe lëshuar thirrje si “tradhtar” edhe ndaj deputetit Ervin Salianji ndërsa ky i fundit po futej në selinë blu.
Ndërkohë, janë masa masa të rrepta sigurie lidhur me këtë protestë ku para kryeministrisë po ngrihet podiumi.
Janë forca të shumta policie kanë nisur rrethimin e godinës së qeverisë. Po ashtu, janë më shumë se 2 mijë forca policie të angazhuara për protestën.
Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA.
Snajperistë të RENEA-s u panë duke zbarkuar nga furgonët e policisë.

