Dhjetëra protestues para selisë blu, Basha injoron tubimin, uron Açkën për “Çmimin e Madh të Prozës”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2021, 16:23

Teksa para selisë blu janë vendosur dhjetëra protestues para selisë blu, ka ardhur dhe reagimi i parë i Lulzim Bashës.
Ky i fundit mesa duket ka zgjedhur ta injorojë protestën, pasi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka përgëzuar deputeten Flutura Açka, e cila mori sot “Çmimin e Madh të Prozës”.
Lulzim Basha: "Vepra “Biri” e Flutura Açkës, mori sot “Çmimin e Madh të Prozës”, një lajm që më gëzon edhe pse e di fort mirë që Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës. Një libër plot dhimbje dhe emocione, por edhe i mbushur me dashuri për jetën; dhe ne që e njohim Fluturën, e gjejmë të madhe tek ajo dhe na frymëzon me fjalët që kanë forcën të na ndryshojnë.
