"S'ka shaka me shëndetin", Frikë nga Omicron, Manastirliu: Doza e tretë e vaksinës siguron mbrojtje 80%

Teksa varianti i ri, Omicron po përhapet me ritme të larta, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë nga Kuvendi se me dy doza vaksine, mbrojtja ndaj variantit të ri Omicron bie nën 20%-30%. Por me dozën e tretë, mbrojtja kalon mbi 80%.

Për këtë arye Manastirliu bën sërish thirrje për vaksinim, duke thënë se nuk bëhet shaka me shëndetin dhe se nuk vihet në rrezik për asnjë arsye.

Ndër të tjera Manstriliu thotë se te pavaksinuarit kanë 10 herë më shumë mundësi për t'u infektuar me Covid, në krahasim me të vaksinuarit.

Sipas saj mbi 94% e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar dhe 2 deri në 3 herë më i ulët është numri i fataliteteve për ata që e kanë marrë vaksinën.

 Manastirliu: "Nuk bëhet shaka me shëndetin, dhe nuk vihen në rrezik shëndeti për asnjë arsye. Pak ditë më parë, studiuesit anglezë të Imperial College of London kanë konkluduar një fakt tepër të rëndësishëm: Me dy doza vaksine, mbrojtja ndaj variantit të ri Omicron bie nën 20%-30%. Por me dozën e tretë, mbrojtja kalon mbi 80%.

Një e dhënë domethënëse që shpjegon qartësisht rëndësinë që ka në këto momente bërja e dozës së tretë përforcuese.

• 10 herë më shumë mundësi për t’u infektuar kanë të pavaksinuarit krahasuar me të vaksinuarit. Është e dhënë e përllogaritur nga ekspertët e shëndetit publik, nga të dhënat e përditshme të infektimeve në vend.

• Mbi 90% e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar.

• 2 dhe 3 herë më i ulët është numri i fataliteteve në kushtet e vaksinimit, duke krahasuar dy periudhat e peak-ut, siç ishte nëntori i vjetshëm dhe janar- shkurti i këtij viti. Këto janë fakte.

Me Omicron ne qarkullim, kemi te gjitha arsyet për të qenë shumë të shqetësuar, por në të njejtën kohë për të shmangur çdo panik. Ka ende të panjohura mbi severitetin e sëmundjes, pra sa rëndë preket popullata nga ky variant i ri, por ajo çfarë shqetëson është shpejtësia e përhapjes së tij."

Gjithashtu Manastriliu thotë se Shqipëria ka mbërritur në gati 50% të qytetarëve mbi 16 vjeç të vaksinuar me 1 dhe dy doza.

Mbi 1 milion qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa mbi 110 mijë qytetarë janë vaksinuar me tre doza.

Janë kryer mbi 2 milionë e 250 mijë doza vaksine por është koha të përshpejtojmë një orë e më parë dozën e tretë, pa harruar rritjen e mbulesës vaksinale për ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar.