"Heroi i fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve" SHBA e BE garantojnë SPAK: Edhe kur të rrëzoheni do ju ndihmojmë të ngriheni
Hetuesit e BKH-së por dhe SPAK mori edhe një herë mbështetjen e SHBA-së në rrugën e tyre për të vënë para drejtësisë të pandëshkueshmit.
Në ceremoninë e emërimit të 28 oficerëve të parë të Byrosë Kombëtare, ambasadorja e amerikane Yuri Kim nënvizoi se viti 2021 ka qenë pikë kthese për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Reforma në dejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur por ne do të vazhdojmë të bëjmë përpara hap pas hapi dhe kur të biem do të ngrihemi sërish. Kur të shikojmë që kolegat tanë të bien do ti ndihmojmë që të ngrihen. Pika kyçe është që të ngrihesh në këmbë që të vazhdosh të ecësh përpara pavarësisht se çfarë thonë të tjerët. SHBA janë gati të mbështesin përpjekjet tuaja. Kini besim tek ne sic kemi ne tek ju.
Jini krenarë se po bëheni heroi i fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve. Ata që kishin menduar se kurrë nuk mund të kapeshin apo të arratiseshin e kurrë nuk do të jepnin llogari për krimin e tyre, atyre ditëve po u vjen fundi. Ju jeni heroi i fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve dhe shpresa e këtij vendi"
Si FBI
Ambasadorja e SHBA-së u kthye në kohë pas dhe i krahasoi hetuesit e BKH-së sot me 34 agjentët e parë të FBI-së në vitin 1908.
Yuri Kim: “Sikur edhe klasa e parë e FBI-së me 34 agjentë në 1908 ju tashmë po e ngrini BKH në një shtyllë që mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ashtu si ato agjentë të parë suksesi në këtë luftë do të bazohet në punën e rëndësishme ju bëni çdo ditë.
Asnjë nuk do të jetë mrekulli, as e lehtë apo e shpejtë por nënkupton punë shumë punë e çdo ditë duhet të shfaqesh dhe injorosh ato që thonë të tjerët por të qëndrosh i fokusuar."
Ambasadorja vijoi më tej duke vlerësuar punën e hetuesve të BKH-së për të qenë partner të besuar krah FBI-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Yuri Kim: “Më ka lënë mbresa ndjenja juaj e detyrës për të ndërmarrë veprime në emër të qytetarëve tuaj për të korrigjuar një sistem që në të kaluarën i kanë mbyllur sytë ngapraktikat korruptive dhe individët kanë vepruar pa u ndëshkuar.
Më kanë lënë mbresa guximi juaj për të mbrojtur drejtësinë dhe për të hetuar këdo që ka nevojë të hetohet pavarësisht nga pocizioni apo pasuria e tij. Për të bërë Shqipërinë më të pastër dhe më të pasur e të fortë.
Puna juaj po ndërton një BKH që do të zërë vend krah FBI-së amerikane dhe kolegëve ndërkombëtarë, duke i treguar Europës se BKH mund të jetë partner i besuar”
Edhe ambasadori i BE-së ka përcjelle mesazh inkurajues për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Luigi Soreca tha se SPAK tashmë ka ndryshuar tërësisht lojën dhe frika ka kaluar në anën e kriminelëve.
Ndërsa kreu i SPAK Arben Kraja duke iu përgjigjur kritikëve për punën e prokurorëve të SPAK, tha se ata nuk bëjnë revolucione por po hetojne dhe hetimi ka kohën e vetë
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se në dy vite punë të këtij institucioni, janë bërë 891 procedime penale, janë marrë mbi 400 të pandehur në gjykim si dhe 62 vendime konfiskimi me vlerë 75 milionë euro.


